Tite nuk pranon ta krahasojë Messin me Pelen

Tite nuk beson se Lionel Messi e meriton të quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe të krahasohet me legjendën braziliane Pele – krahasime këto të cilat Tite i konsideron pa besueshmëri.

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi shkëmbyen fjalë në ndeshjen e së premtes mes dy Kombëtareve. Pas ndeshjes, Tite pretendoi se argjentinasi i kishte thënë atij ta mbyllte gojën.

E marta shënon 50 vjetorin e golit të 1000-të të Peles në karrierë. Në konferencën për shtyp para përballjes me Korenë e Jugut, Tite tha se tre-herë fituesi i Kupës së Botës Pele mbetet i pari kur vjen fjala te a është ai apo Messi më i miri në histori të futbollit.

“Pele është i pakrahasueshëm. Kushdo që dëshiron ta krahasojë Pelen me ndonjë atlet tjetër… e dini çfarë bëj unë? Unë i dëgjoj, por nuk u kushtoj vëmendje”, ka thënë Tite.

“Është sikur ai person të mos dijë për historinë e cilësisë së atij njeriu… ky djalosh ishte fenomenal. Një herë unë thashë se Messi është i jashtëzakonshëm”.

“Unë doja të them se ai është i jashtëzakonshëm për të tashmen dhe në mes të njerëzve, me kreativitetin e tij. Pele është jashtë normales dhe unë nuk po e them këtë sepse ai është brazilian”.

“Te Pele nuk mund të gjesh defekt. Nëse dikush vjen te unë dhe fillon të bëjë krahasime, për mua nuk është e besueshme”.