Tiranë| Puthi me zor gruan që kërkonte të bëjë abort, arrestohet farmacisti 53-vjeçar

Policia ka arrestuar një farmacist 53-vjeçar i cili i transmetuar në emisionin investigativ “Stop” shihej se tregtonte ilaçe të kontrabanduara. Bëhet fjalë për kokrra aborti.

“Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një shtetas (farmacist) që tregtonte barna të kontrabanduara, ju sqarojmë se: Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin: H. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave””, njofton policia.

Gjithashtu farmacisti ngacmoi gruan që kërkonte të bëjë abort si dhe e puthi me zor.