Ilir Daja

Tirana vë në shënjestër trajnerin Ilir Dajën

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me skuadrën e Ballkanit duke shënuar histori në futbollin e Kosovës, trajneri Ilir Daja duket se po e mendon largimin nga skuadra e Suharekës.

Edhe pse ka kontratë me kampionët e Kosovës, Daja sipas burimeve të Ballkanit.info është joshur nga një ofertë e skuadrës së Tiranës në Shqipëri dhe ai mund të përfundojë në bankinën bardheblu qysh në janar.

Daja që këtë vit mori edhe titullin e trajnerit më të mirë të vitit në Kosovës, përveç titullit të Kampionit arriti dy herë ta dërgoi në fazën e Grupeve në Conference League, Ballkanin dhe e ka të qartë se është shumë e vështirë që të përsëritet ky sukses, andaj edhe synon që të largohet nga kjo skuadër në momentet më të mira.

Gjithsesi, Ballkani që tash është i fokusuar tek transferët e lojtarëve në afatin kalimtar të janarit nuk ka dhënë asnjë sinjal që Daja mund të largohet te ndonjë skuadër, por ditë më parë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi kishte deklaruar se nëse Kosova e kërkon Dajën atëherë ata do ta lënë të lirë të largohet. /Ballkani.info