Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ashpër në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas fyerjes ndaj lidershipit kosovarë dhe pritjes që i bëri sonte presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk po e kuptoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën! Nervoza e tij dhe fyerjet në adresë të lidershipit të Kosovës nuk janë as më pak e as më shumëse shpërfytyrim i tij dhe servilizëm ndaj Vuçiqit, telallit të Millosheviqit, i cili e lau Kosovën me gjak. Z. Rama duhet ta kuptoj se me Serbinë kurrë mik s’ke me u bë.

Vuçiqi dhe Mini Shengeni ballkanik i juaj do jenë edhe fundi juaj. Socialistët e demokratët e Shqipërisë janë vëllezerit tanë dhe ata duhet të ju shohin ju. Po ia pren teshat vetës që po e fyen njeriun që e ka oborrin e mbushur me varre të vëllezerve dhe shokëve të tij”, ka shkruar Kadrijaj.

Edi Rama mbrëmë në një intervistë ka folur me tone të ashpra dhe fyese ndaj liderëve të Kosovës, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Hashim Thaçi.

I njëjti, po e lavdëron Vuçiqin dhe me të po vazhdon realizimin e një projekti të dëmshëm të ashtuquajtur Mini-Shengeni Ballkanik. Megjithatë, Kosova është rreshtuar fuqishëm kundër këtij projekti dhe vet Edi Ramës. /Ballkani.info/