Time Kadriaj u kërkon ambasadorëve shënime për personat që janë riatdhesuar në Kosovë gjatë pandemisë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj iu është drejtuar me shkresë sot ambasadorëve në vend për t’u kërkuar shënime rreth numrit të personave që janë riatdhesuar në Kosovë gjatë pandemisë.

Kadrijaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se në cilësinë e kryetares së Komisionit për punëve të jashtme ka kërkuar nga ambasadorët që ta njoftojnë për numrin e kërkesave të shtetasve tanë që kanë kërkuar të riatdhesohen dhe sa prej tyre kanë arritur të kthehen në vend.

“Ju lutem që pos këtyre temave që kam prekur në këtë shkresë lirisht mund të më informoni edhe për aspekte tjera të punës suaj.  Duke ju falenderuar paraprakisht për punën tuaj- dua t’ju siguroj që natyra e kësaj shkrese nuk ka karakter politik por thjesht në cilësinë e Kryetares së Komisionit duhet të informohem për situatën që kemi sepse kemi planifikuar mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme në mënyrë që të informohemi për situatën”, ka shkruar Kadrijaj.