FOTO

Tifozja më “tërheqëse” e Kupës së Botës po rikthehet për Euro 2024

Tifozja “më seksi” e Kupës së Botës, Ivana Knoll e cila mori vëmendjen në kampionatin e fundit botëror, po rikthehet tani edhe për Euro 2024.

Këtë e la të nënkuptuar vetë tifozja kroate përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shkruan The Sun.

Knoll, ishte bërë sensacion në Kupën e Botës 2022, kampionati i cili u mbajt në Katar dhe bënte tifo për ekipin e saj të zemrës, Kroacinë.

Pasi tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit, modelja 31-vjeçare u nderua me titullin “tifozja më seksi”.

Tani, bukuroshja do t’u rikthehet stadiumeve në kampionatin evropian Euro 2024.

Modelja kroate, pa një rritje të popullaritetit në rrjetet sociale, madje mori ftesë për një festë nga Leonardo DiCaprio dhe mori oferta të ndryshme për modë.