Momente tensioni kanë shoqëruar duelin e tenisit mes Borna Gojos dhe Adrian Andrievit, të vlefshëm për “US Open”.
Ish-tenisti serb, Viktor Troiçki i ka kërkuar njërit prej tifozëve të ulte zërin e tij gjatë thirrjeve mbështetëse për kroatin Gojo. Kërkesa e trajnerit serb nuk i ka pëlqyer aspak tifozit, i cili është ngritur nga vendi i tij dhe ka kërkuar një konfrontim me të.
Tifozi në fjalë është parë i tensionuar, teksa i drejtohet Troiçkit me një ton të lartë të zërit. Ndër të tjera ai është dëgjuar të ketë thënë: “Këtu është Nju Jorku, jo Serbia jote e m****”. Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve të tjerë për të shmangur një përplasje fizike mes të dyve.
Fan ranted against former Serbian tennis pro Viktor Troicki at the U.S. Open.
— BoreCure (@CureBore) August 23, 2023
Altercation began after Troicki asked the fan to tone down his vocal support for Gojo. Fan reacted aggressively, shouting, "It's New York, not *** Serbia!" before being removed.pic.twitter.com/1b3CaoexOZ







