Të enjten një tifoz i është hakmarrë sulmuesit maroken, Abderrazak Hamdallah pas fitores 4-1 të Al-Hilal ndaj Al-Ittihad në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Nga videoja që ka shkuar viral, Hamdallah goditet nga tifozi dy herë me kamxhik.

Menjëherë pas kësaj, sigurimi dhe disa lojtarë të Al-Ittihad nxituan në vendngjarje për t’i dal në mbrojtje të shokut të tyre të skuadrës.

Edhe pse Hamdallah ishte golashënuesi i vetëm në barazimin e së enjtes, duket se fansat mbetën më së shumti të zhgënjyer prej tij. /Ballkani.info

احسن تستاهل .. ليش ترشق عليه ماء؟ pic.twitter.com/kWk0ziN0Mq

— إيدن (@iJustAidan) April 11, 2024