Skena aspak të hijshme vijnë nga elita e futbollit skocez.
Ndeshja mes Hibernian dhe Glasgow Rangers ka kaluar me tensione të mëdha, kur një tifoz i skuadrës vendase është futur në fushë për të qëruar hesape me kapitenin e skuadrës mysafire.
E gjithë ngjarja filloi pas një faulli që iu bë kosovarit Florian Kamberi.
Tifozi hyri në fushë dhe sulmoi kapitenin e Rangers, por me intervenimin e ekipeve të sigurimit, gjërat iu kthyen shpejt normalitetit.
https://twitter.com/Jogilvie69/status/1104118992548122624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1104118992548122624&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fskena-e-turpshme-ne-skoci-tifozi-perleshet-me-kapitenin-e-rangers%2F







