Tifozi kosovar futet në fushë dhe ia puth këmbën Granit Xhakës

Përballja mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit në Kosovë.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide është hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbën.

Kujtojmë se Granit Xhaka, ka shumë tifozë në Kosovë, dhe ky gjest nuk është për t’u befasuar.

Ngjarje të njëjtë ka përjetuar edhe Messi kur një tifoz i Argjentinës u fut në fushë dhe i puthi këmbët.

Video e shqipnojës së Granit Xhakës: