Trajneri gjerman

Tifozi i Manchester Cityt rradhit arsyetimet e Kloppit pas humbjeve

Pasi Liverpooli nuk arriti ta mposhtë Leicester Cityn mbrëmjen e së mërkurës, trajneri Jurgen Klopp i arsyetoi pikët e humbura duke e fajësuar borën që kishte rënë në stadium. Ky nuk është i vetmi arsyetim i këtij lloji që gjermani e ka bërë gjatë kohës së tij në Angli.

Mbrëmjen e së martës, Manchester City pritej ta mposhte Newcastle Unitedin dhe ta ngushtonte distancën ndaj Liverpoolit në vetëm një pikë. Megjithatë, ata pësuan një disfatë tronditëse dhe Liverpooli e pati mundësinë t’i largohej për shtatë pikë.

Por, këtë rast nuk e shfrytëzuan as djelmoshat e Kloppit, të cilët barazuan me rezultat 1-1 të nesërmen, kundër Leicesterit. Pas këtij barazimi, Kloppi tha se bora ia kishte pamundësuar skuadrës së tij të luante më mirë.

Trajneri gjerman ka bërë një sërë deklaratash të tilla pas ndeshjeve në të cilat ka humbur pikë dhe një tifoz i Manchester Cityt në Twitter ka vendosur që t’i publikojë të gjitha ato së bashku.

“Trajneri i Liverpoolit, Klopp, e fajëson borën pasi nuk arriti ta mposhtë Leicesterin”, shkruhet në foton e postuar në tweet-in e parë.

“Tifozët e Liverpoolit tani janë duke e fajësuar gjatësinë e barit në stadiumin Etihad”.

“Jurgen Klopp e fajëson erën për disfatën e Liverpoolit në FA Cup kundër Wolves”.

“Jurgen Klopp thotë se fusha e thatë në Hawthorns dhe zyrtarët janë fajtorë për barazimin kundër West Bromit”.

“Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pretendon se era po e pengon filozofinë dhe stilin e tij të futbollit”.

“Jurgen Kloppi e fajëson motin e nxehtë dhe fushën e thatë për barazimin kundër Buryt”.

“Jurgen Klopp bën pretendim tronditës duke thënë se BT Sport urdhëroi që ndeshja të ndalet”.

“Jurgen Kloppi e fajëson erën për disfatën e Liverpoolit kundër Southamptonit”.

“Kloppi e fajëson fushën e thatë në Anfield”.

“Trajneri i Liverpoolit, Klopp, i fajëson trajnerët e Premierligës për suksesin e Man Cityt”.