Tifozi anglez: Sistemi i blerjes së biletave në Kosovë është qesharak

Shitja e biletave në mënyrë të çuditshme ka bërë që edhe njëherë të reagojë publikun futbolldashës.

Ata e kanë shprehur irritimin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, duke mos hezituar fare nga ofendimet e rënda.

Por nuk janë vetëm tifozët kosovarë që kanë ankesa.

Edhe një tifoz anglez, nëpërmjet rrjeteve sociale, është habitur nga shitja e dobët e biletave vendase nga platmora ”tiks.app”.

”Sistemi i Kosovës është qesharak, rezervova dy ulëse në sektorin vendas. Nuk e kam idenë nëse i posedoj biletat ose pagova 20 euro për ta rifreskuar sajtin për një orë. E mrekullueshme…”, ka shkruar ai në Twitter.

loading…