Huliganët serbë

Tifozët serbë sulmojnë futbollistin e Malit të Zi

Mbrojtësi i Malit të Zi, Adam Marushiq ka përjetuar momente shumë të vështira në Beograd.

Ai ndodhej në Serbi me përfaqësuesen malazeze ku luajti një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, por është sulmuar nga persona të armatosur.

Bashkë me mbrojtësin e Lacios ishin edhe anëtarë të familjes si edhe menaxheri i tij Uros Jankoviç. Marushiq kishte vendosur që të festonte ditëlindjen e tij të 31 me nënën, gruan, motrën dhe menaxherin në një restorant në Beograd, por jashtë atë e prisnin disa keqbërës të armatosur.