Tifozët rumun brohorasin “Kosova është Serbi”

Tifozët e Rumanisë kanë brohoritur thirrje të papranueshme “Kosova është Serbi” në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Rumanisë dhe Serbisë në Bukuresht.

Dy grupe të tifozëve shumë herë gjatë pjesës së parë të ndeshjes kanë lëshuar këso brohorima dhe më pas janë duatrokitur nga të pranishmit në stadium dhe nga tifozët e pakët serb, shkruan ballkani.info.

Pjesa e parë e ndeshjes së grupit C të Ligës së Kombëeve ndërmjet Rumanisë dhe Serbisë ka përfunduar 0-0.

Të kujtojmë që sot nga ora 18 Kombëtarja e Kosovës do të luaj si mysafire e Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve. /Ballkani.info/