Tifozët prishtinas kundër kryesisë së klubit pas ‘spektaklit’ në Mitrovicë

Skuadra e Prishtinës e ka mbyllur kampionatin 2019/20 në IPKO Superligë e Kosovës me humbje, pasi në ‘Riza Lushta’ u mposht 2 me 1 nga Trepça 89.

Në faktë, Prishtina ishte në epërsi 1:0 falë golit të Zybes, por se çfarë ndodhi në minutat pasuesë, ku futbollistët e Prishtinës janë parë duke ecur në fushë, ishte shqetësuese.

Për këtë humbje, shumë tifozë të Prishtinës kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të klubit të tyre për të kritikuar ekipin ‘bardhëekatërt’.

Më poshtë Gazeta Olle iu sjell disa nga komentët të bëra në faqen e klubit prishtinas.

Kurse, një tifozë i Prishtinës i ka quajtur dallavergji dhe amatera kryesinë e këtij klubi.

Ai ka shkruar se Prishtina po kap Evropën falë ekipeve tjera.