Tifozët japonezë në përkrahje të Majlindës: Ne e duam Kosovën

Tifozët japonezë i kanë ofruar përkrahje në tribuna xhudistes së famshme kosovare, Majlinda Kelmendi, në Kampionatin Botëror Tokyo 2019, i cili po mbahet në atdheun e tyre.

Përkundër se Kelmendi e mundi në çerekfinale bashkatdhetaren e tyre, Ali Shishima, japonezët i kanë dhënë mbështetje kosovares e cila është në kërkim të titullit të tretë të botës.

Disa fotografi të publikuara nga Ilir Vokrri tregojnë tifozët japonezë të veshur me fanella që mbajnë mbishkrimin “Unë e dua Kosovën”.


Tifozët japonezë me fanella me mbishkrimin “Unë e dua Kosovën” duke pozuar për selfie me Ilir Vokrrin

Kampionia olimpike është njëra nga pesë garuesit kosovarë që po marrin pjesë në Botërorin Tokyo 2019.

Distria Krasniqi tashmë ia ka sjelle vendit një medalje, atë të bronztë në kategorinë deri 48 kilogramë në garat që i zhvilloi dje.

Në ditët në vazhdim do të garojnë Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

loading…