Skena tronditëse kanë ndodhur në prag të ndeshjes së kthimit finale të Copa Liberatdores mes River Plate dhe Boca Juniors, pasi tifozët vendas i kanë gjuajtur lojtarët vizitorë me gaz lotsjellës.
Raportohet se Carlos Tevez dhe disa lojtarë të tjerë të Bocas janë duke vjellë në dhomat e zhveshjes.
Boca ka kërkuar që lojtarët të kontrollohen nëse janë në gjendje për të luajtur.
Ka gjasa që ndeshja të suspendohet.
Në ndeshjen e parë dy javë më parë, Boca dhe Riveri barazuan 2-2, ndërsa ndeshja e kthimit në shtëpinë e Riverit pritet të zhvillohet në orën 21:00.
ASÍ AGREDÍAN AL MICRO DE BOCA LOS HINCHAS DE RIBER pic.twitter.com/6lsrkiqmw7
— La12tuittera ⑫ (@La12tuittera) November 24, 2018







