Arda Guler

Tifozët e Realit marrin një lajm të madh, mësohet data e rikthimit të Arda Guler

Arda Guler iu bashkua me shumë bujë Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, me Los Blancos që fituan garën me Barcelonën për transferimin e tij.

Mesfushori i talentuar turk megjithatë ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Real Madridin, por kjo mund të ndryshojë më shpejt se sa pritej.

Talenti turk do të kthehet në garë për ndeshjen me Mallorca më 3 janar, raporton Gol de Oro.

18-vjeçari iu bashkua Bardhezinjve në verë, por pësoi një lëndim në gju gjatë turneut në SHBA. Më pas ai po bëhej gati të kthehej në vjeshtë, por pësoi një tjetër lëndim në rikthim.

Eduardo Camavinga dhe Dani Carvajal gjithashtu pritet të kthehen në fitnes në kohë për ndeshjen me Mallorca.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Madridit pas pushimit të Krishtlindjeve dhe Guler pritet të jetë në bankën rezervë dhe i gatshëm për debutim.