Tifozët e Man Unitedit e bllokojnë qendrën stërvitore në protestë kundër pronarëve

Tifozët e Manchester Unitedit u mblodhën para hyrjes së qendrës stërvitore të klubit, Charrington, mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër familjes amerikane Glazer, e cila e ka klubin në pronësi.

Klubi konfirmoi se trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ndihmësit i tij Michael Carrick dhe Darren Fletcher dhe mesfushori Nemanja Matic dolën për t’i qetësuar protestuesit e zemëruar, të cilët u futën edhe brenda qendrës stërvitore.

Familja Glazers ishin në mesin e arkitektëve të planit për krijimin e Superligës Evropiane, e cila dështoi brenda 48 orëve këtë javë, pas kritikave të ashpra dhe protestave nga tifozët, analistët dhe madje nga qeveria britanike.

Të inatosur që klubi i tyre ishte në mesin e 12 klubeve që iu bashkua atij projekti, para se të tërhiqej një ditë më vonë, tifozët e Unitedit i bllokuan të dy hyrjet e qendrës stërvitore të klubit dhe u futën edhe brenda fushës ku stërviten lojtarët.

Ata vendosën banerë me mesazhe, si: “Ne vendosim kur luani ju”, dhe “51% MUFC”, duke iu referuar modelit gjerman të pronësisë ku tifozët mbajnë shumicën e aksioneve të klubit.