Tifozët e Liverpoolit duan që Shaqiri të startojë kundër Manchester United

Nuk po luan shumë, por Shaqiri vazhdon a ketë dashurinë e tifozëve.

Përmes reagimeve të shumta në rrjetet sociale, tifozët e “Redsave” i kanë kërkuar Jurgen Kloppit që ta aktivizojë nga minuta e parë Xherdan Shaqirin kundër Manchester United.

Mo Salah pësoi një dëmtim kundër Leicester City dhe nuk dihet nëse do t’ia dalë të ballafaqohet me “Djajtë e Kuq”, tifozët tashmë e kanë zëvendësuesin.

Shqiptari ka qenë jashtë planeve të Klopp për disa javë, edhe pse një kohë ka qenë i dëmtuar. Ai ka luajtur këtë sezon vetëm 25 minuta, diçka që shqiptari shpreson të ndryshojë, ndoshta duke nisur që nga ndeshja me Unitedin.

Sezonin e kaluar, Shaqa shënoi dy gola kundër Unitedin në fitoren 3-1 të Liverpoolit dhe tifozët ende besojnë se 27-vjeçari ka edhe shumë për t’i dhënë skuadrës së Jurgen Klopp.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit do të zhvillohet me 20 tetor në “Old Trafford”, nga ora 17:30.

loading…