Tifozët e KF Feronikelit në ndihmë për Shqipërinë

Grupi i tifozëve nga komuna e Drenasit, “Tigrat e Zi” sot kanë nisur edhe autobusin e dytë me ndihma për në Shqipëri pas tërmeteve dhe dëmeve të shkaktuara në qytete të ndryshme.

Ata në faqen e tyre në facebook kanë bërë të ditur se kanë nisur edhe ndihmat tjera nga banoret e Drenasit.