Skuadra e Ipswich Townit ka pësuar humbje gjatë vikendit të kaluar nga Brentfordi me rezultatin 4:3.
Një faj të madh tifozët ia kanë lënë portierit të Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq.
Për shkak të disa gabimeve që portieri kosovar po i bën pothuajse në çdo ndeshje, nga tifozët është kërkuar që Muriqi të zëvendësohet.
Në ndeshjen e ardhshme ndaj Leicester Cityt, tifozët kanë kërkuar që poriteri, Christian Walton të jetë në portë para Aro Muriqit.
Do shohim nëse trajneri i Ipswich Townit do t’i ketë parasysh këto komente nga tifozët e klubit.







