Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë sezon Interi do të mësojë vetëm në “frymën” e fundit, nëse do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm në Ligës së Kampionëve, teksa për t’ia dalë, do të nevojitet fitorja ndaj Empolit.

Pikërisht për sfidën përballë toskanëve, krahas 11-shes së Luciano Spallettit, një kontribut të rëndësishëm pritet ta japin edhe tifozëria zikaltër, që me shumë gjasa do të mbushë plot shkallët e “San Siro”-s.

Klubi ka njoftuar sot se janë shitur tashmë plot 65 mijë bileta dhe kur kanë mbetur edhe rreth 48 orë nga starti i ndeshjes, janë ende në shitje bileta për unazën e tretë, ndërsa në shkallët e stadiumit do të shpërndahen 70 mijë banera flamur, për të ndezur edhe më shumë atmosferën.