Milan

Tifozët e Interit lejohen të marrin pjesë në ceremoninë e titullit në Serie A

Interit do t’i lejohen 1000 tifozë në San Siro për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Udinese, plus 4500 që do ta përcjellin nga jashtë marrjen e trofeut gjatë ceremonisë në Serie A

Zikaltrit e fituan për Scudetton para katër javëve dhe pritet ta ngritin trofeun e kupës pas ndeshjes së të dielës kundër Udineses në shtëpi.

Liga Seria A ka kërkuar nga Qeveria që të lejohen brenda 1000 njerëz në tribuna të Giuseppe Meazza.

Raportohet që biletat nuk do të shiten, por do të jenë shokë dhe familjarë të lojtarëve dhe klubit

Në anën tjetër, në zonën afër parkingut të stadiume do të janë 4500 tifozë, sipas gazetës Repubblica.

Ky është vendi ku do të ekspozohet trofeu i Serie A nga skuadra.