Cristiano Ronaldo u kthye në formacionin e Juventusit të martën në mbrëmje me një lidhëse të flokëve në kokë dhe tifozët e futbollit s’e kuptonin dot pse portugezi e kishte marrë këtë vendim.
Sulmuesi portugez e nisi ndeshjen kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, pasi kishte munguan në ndeshjen e fundjavës kundër Atalantas.
Edhe pse flokët e tij janë të shkurta, 34-vjeçari u kthye në fushën e lojës me një lidhëse të flokëve.
Përdoruesit e rrjetit social Twitter mbetën të habitur nga ky vendim i Ronaldos, duke e shprehur këtë gjë në llogaritë e tyre.







