Tifozët e ‘Fenerit’ të dashuruar pas Vedat Muriqit, në votime e mposht edhe Olivier Giroud

Vedat Muriqi (27-vjeçar) përkundër largimit nga Fenerbahçe, vazhdon të jetë një idhull për tifozët e klubit turk.

Një faqe e njohur ‘Fener Ajans’ përmes rrjeteve sociale ka bërë një pyetje për tifozët: Cilin sulmues dëshironi që Fenerbahçe ta transferoj?

Në këtë listë bënin pjesë katër sulmues të njohur: Edin Dzeko, Olivier Giroud, Burak Yilmaz dhe Vedat Muriqi.

Mbi 80 mijë tifozë morën pjesë në këto votime, ku 37.9 për qind ishin pro rikthimit të Vedat Muriqit në Superligën e Turqisë.

28.3 për qind ishin për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud dhe 24.2 për qind për sulmuesin boshnjak të AS Roma, Edin Dzeko.

Befasi ishte numri i vogël i përqindjes për legjendën e futbollit turk, Burak Yilmaz. Vetëm 9.6 për qind kërkuan ardhjen e tij.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u transferua nga Fenerbahçe për në Serie A te skuadra e SS Lazios për 18.5 milionë euro gjatë shtatorit 2020.

Për shkak të paraqitjeve të pakta, Muriqi mund të largohet nga klubi italian dhe Superliga e Turqisë duket vërtetë opsioni ideal për të.