Tifozët e Crvena Zvezdës sulmojnë shqiptarët në Zvicër (Video)

Tifozët e klubit serb Crvena Zvezda i sulmuan disa shqiptarë në Bern të Zvicrës, ku kishin udhëtuar për ta përcjellë nga afër përballjen e klubit të tyre të preferuar ndaj Young Boys në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Një grup i madh i tifozëve serbë të Zvezdës shkaktuan kaos dhe dhunë rrugës drejt stadiumit para ndeshjes që nisi dje në orën 20:45, sipas mediave zvicerane.

Policia në Bern e konfirmoi mbrëmë se i është dashur të shtjerë disa herë në ajër për ta qetësuar situatën. Raportohet për një person të lënduar gjatë dhunës, e cila kishte nisur afër një objekti pasi tifozët homofobikë serbë kishin reaguar ndaj një flamuri të LGBT-së që ndodhej aty.

Përveç kësaj, ata shkaktuan probleme kur hodhën kanaçe të birrave në drejtim të një banese ku ndoheshin disa shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?v=jpkzJgfPkKw

Crvena Zvevda dje barazoi me rezultat 2-2 me Young Boys në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Ky rezultat është mjaft i mirë për klubin serb pasi që barazimi pa gola ose 1-1 dhe çfarëdo fitore në ndeshjen kthyese i kualifikon ata në Champions.

loading…