Sonte do të përcaktohen katër skuadrat e para që do ta sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tetë ekipe do të zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së kësaj gare prestigjioze.

Njëra nga ndeshjet më interesante pritet të jetë edhe ajo mes Barcelonës dhe Benficës, e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

Para fillimit të këtij takimi, tifozët e Barcës kanë bërë thirrje kundër Vinicius Junior, duke e quajtur atë si fitues të ‘Topit të plazhit’, si shenjë ironie për humbjen në garën për Topin e Artë.

VIDEO.