Theu ashtin

Tifozët e Barcelonës marrin lajmin e rëndë për Messin, do mungojë kundër Realit

Lionel Messi do t’i humbasë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës deri tani këtë sezon, pasi do të mungojë tri javë shkaku i lëndimit të dorës, njofton klubi katalanas.

Messi u lëndua në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Sevillës në La Liga dhe testet mjekësore konfirmojnë se argjentinasi e ka kthyer ashtin radial të dorës së djathtë, i cili do ta lërë atë tri javë jashtë fushës.

Testet mjekësore të kryera për lojtarin e ekipit të parë, Lionel Messin, kanë konfirmuar se ai ka pësuar thyerje të ashtit radial në dorën e djathtë. Do të jetë jashtë fushës për tri javë përafërsisht, thuhet në njoftimin e Barcelonës.