Tifozët e Arsenalit e kanë bërë një kërkesë aspak të zakontë: ata kërkojnë me ironi që Shkodran Mustafi të luajë si sulmues për “Topçinjtë” pas shkathtësive që i tregoi së fundmi në stërvitjen e “Gunners”

Me këtë rast, tifozët, pasi i kanë parë këto video kanë shkruar se futbollisti shqiptar e meriton ta përbëjë treshen e sulmit të “Gunners” së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette.

Arsenali u mposht nga Evertoni mbrëmë dhe tifozët kanë mbetur të zhgënjyer.

Mustafi i ka zhvilluar më shumë se 100 ndeshje me “Topçinjtë”, pjesën dërrmuese si qendërmbrojtës, por së fundmi po luan si mbrojtës i djathtë.

Mirëpo, 26 vjeçari është vënë nën presion të tifozëve pas gabimit që e kishte bërë kundër Al Nasr gjatë përgatitjeve në Dubai.

Sidoqoftë, videot dhe fotografitë e fundit e kanë shfaqur talentin e mbrojtësit diku tjetër.

Në video shihen disa futbollistë të Arsenalit duke e shijuar volejbollin me këmbë.

Dhe, në lojën 3 kundër 3, Mustafi e bëri një veprim të jashtëzakonshëm duke gjuajtur në anën tjetër në mënyrë akrobatike, ndërsa ishte në ekip me Mohamed Elneny e Mesut Ozil.

Egjiptiani e çoi topin lartë dhe Mustafi shkoi me një veprim spektakolar në stilin biçikletë.

Kjo video është parë më shumë se 100 mijë herë në Youtube.

Aubameyang e Lacazette së bashku kanë shënuar 37 gola këtë sezon, ndërsa fansat mendojnë se me Mustafin në sulm, Arsenali do të shënonte edhe më shumë gola.

https://www.youtube.com/watch?v=oa56PTLcuEw

“Çfarë goditje në stilin biçikletë”, shkruante një tifoz.

“Ndoshta duhet ta konsiderojmë mundësinë ta vendosim atë përpara”, shkruan një tjetër.

“Mustafi, Laca e Auba, do ta përbënin një ‘treshe vrastare’ sezonin tjetër”, shkruan një tifoz me ironi.

“Kjo është arsyeja se përse Mustafi bën gabime në mbrojtje”, shton një tifoz i Arsenalit.

“Pozita e tij natyrale është sulmues”, shton një sulmues.

“Ne kemi nevojë për Mustafin”, shkruan një tifoz.