Një debat i ashpër është konsumuar këtë të enjte gjatë takimit që kryeministri ka bërë me studentët e fakultetit të Arkitekturës e Inxhinierisë, ku ka patur një përplasje mes Ramës e një studenteje e cila ka lexuar disa fjalë që kreu i qeverisë i ka dërguar me sms.
Vajza është ngritur në këmbë dhe ka nisur të lexojë sms që Rama i ka dërguar në celular, por kryeministri ka nisur ta ndërpresë studenten. Ajo është shprehur se nuk intimidohet nga kërcënimet se do t’i heqin prindërit nga puna apo nga premtimet se do të dialogohet.
Pas përplasjes me Ramën, studentja i ka bërë thirrje të rinjve në sallë që ky takim nuk është dialog, por një monolog i kryeministrit dhe më pas ka dalë nga takimi.
Për më tepër ndiqni videon e përplasjes mes Ramës e Studentes:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2712423648982027/







