Thyhet dera e PD-së, reagon Basha: Shoqëruesi i Berishës, super kriminel i kërkuar në Angli

Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe anëtarët e Komitetit të Rithemelimit.

Ai është personi që shkelmoi me forcë derën e sallës sëmbledhjeve në katin e dytë të PD, pasi Flamur Noka dhe mbështetësit e tij e gjeten të mbyllur.

Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike, bën të ditur PD në një njoftim për mediat.

Më tej në komunikatin e shpërndare për mediat nga zyra e Bashës, thuhet se sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.