Vendimit të qeverisë për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve të transportit ndërurban dhe  automjeteve private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit nuk i janë përgjigjur pozitivisht të gjithë qytetarët.

Policia e Durrësit ka shoqëruar sot pesë persona të cilët kanë thyer rregullat duke dalë në rrugë me makina.

Uniformat blu kanë paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve të mos dalin në rrugë pasi nuk do të tolerohen.

“Asnjë mjet nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore”.