Koronavirusi po e kthen jetën e qytetarëve në një “makth” të vërtet. Muajin e kaluar, qeveritë e ndryshme në mbarë botën dhanë urdhër që shumë prej ambjenteve të mbyllura si private ashtu edhe publike të mbylleshin, si masa penguese për përhapjen e covid-19. Ndër to bëjnë pjesë edhe berberhanet apo sallonet e bukurisë, por mesa duket jo të gjithë i zbatojnë këto masa.

Policia e Turqisë ka arrestuar disa persona pasi kishin përshtatur ambiente si berberhane. Ndërkohë që numri i të infektuarve me covid-19 në shtetin turk shkon mbi 42 mijë dhe ka shkaktuar mbi 900 viktima.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.

Mungesën e berberëve e ndejejnë edhe shumë qytetarë shqiptarë, të cilët janë detyruar të marrin briskun ose makinën e rrojes për tu qethur tullac.