Strakosha ka zyrtarizuar lidhjen.

Thomas Strakosha ka bërë publike lidhjen e dashurisë me modelen Esther Adjoa Asiedu.

Ai duket tejet i lumtur në fotografitë që ndan kohë pas kohe në rrjete sociale, ku shfaqet krah të dashurës.

Së fundi, ai postoi një tjetër imazh pranë bukuroshes, duke treguar se zemra e tij tashmë është e ‘kyçur’.

Në atë foto, dyshja kishin dalë për të darkuar së bashku, ndërsa Esther po i dhuronte atij një puthje në faqe.

“Zemra ime është e kyçur”, shkruan futbollisti krahas fotos me partneren.