Të gjithë futbollistët kanë një profesion dhe një hobi të preferuar, me të cilin pushojnë pas stërvitjeve dhe ndeshjeve të tyre intensive dhe të vështira.

Edhe Thomas Müller e ka kthyer në hobi pasionin e tij të madh për muzikën. Ai nuk është vetëm me të kënduar, siç e kemi parë. Ai ka njohuri edhe për disa instrumente muzikore.

Konkretisht, në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shohim futbollistin e Bayernit në një skenë duke luajtur muzikë me vegël frymore, duke habitur turmat.