Thirrje raciste në ndeshjen Bullgari – Angli

Thirrje raciste janë dëgjuar në përballjen mes Bullgarisë e Anglisë, në Sofje të hënën.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur me gjyqtarin pas 25 minutash lojë në pjesën e parë, si pikë e parë e protokollit tre pikësh të UEFA-s. Ndeshja u ndërpre për një njoftim publik në stadium para vazhdimit të ndeshjes. Hapi i dytë do të çonte në vendimin e gjyqtarit për suspendim për disa minuta, ndërsa në hapin e tretë parashihet ndërprerja e plotë e takimit.

Kjo ndeshje po zhvillohet në “Vasil Levski” në stadium që ishte me dyer të mbyllura pjesërisht.

Anglia pas pjesës së parë të ndeshjes në Grupin A kualifikues për “Euro 2020” po fiton 0 me 4.

loading…