Risi në Serie A

Thiago Motta do të jetë trajneri i Juventusit nga sezoni i ardhshëm

Allegri shkarkohet dhe Thiago Motta ulet në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari i njohur dhe specialisti i merkatos, Fabrizio Romano me një postim në rrjetet e tij sociale. Sipas Fabrizio Romano, Thiago Motta dhe Juventus kanë rënë dakord për kushtet e kontratë, por vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur deri në konkretizimin e marrëveshjes.

Motta ka informuar drejtuesit e Bologna se ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi ku bëri një sezon fantastik. Thiago Motta pati një sezon mahnitës me klubin e Bologna, ku madje i kualifikoi edhe në Champions League.

Ish-lojtari i Interit do të jetë trajneri i Juventusit nga sezoni i ardhshëm dhe do të ketë një kontratë deri në qershor të vitit 2027.