Gjatë ditës së sotme, Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit me inicialet A.B.
I pandehuri po dyshohet se me datën 17 Shkurt, brenda 1 orë e 15 minutave kishte kryer dy vepra penale duke goditur me thikë dy persona, përcjell Ballkani.info.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri të dy rastet e veprave penale i ka kryer në dy lokacione të ndryshme.
Të dëmtuarit kanë marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre kishte pasur lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve me thikë në pjesën e nënsqetullës dhe shpinës. /Ballkani.info







