Theret një nxënës me thikë në një shkollë në Gjakovë, arrestohen katër persona

Dy nxënës të shkollës ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë janë përleshur mes vete gjatë ditës së marte.

Si pasojë njëri nga ta është therur me thikë.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, ndërsa njëri nga ta është ndaluar në mbajtje për 24 orë.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj theksoi se është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”.

“Sot është raportuar se dy të mitur kishin sulmuar njëri tjetrin fizikisht dhe njëri nga ta kishte pësuar lëndim (dyshohet nga një mjet i mprehtë). Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rasti ka ndodhur derisa ata kishin qenë duke shkuar në shkollë. Lidhur me rastin janë arrestuar 4 persona. Me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 24 orë dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”, tha Elezaj për Klankosova.tv