Theren me thika disa persona në Deçan, vazhdojnë rrahjen edhe në QKMF

Disa persona ka mbetur të lënduar pas një rrahje që ka ndodhur mes katër personave në rrugën “Sali Çeku” në Deçan.

Personat e lënduar me mjetë të forta (thika) janë dërguar për në QKMF në Deçan, ku pastaj kanë vazhduar rrahjen edhe aty.

Njësiti policor në Deçan ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar katër persona, mirëpo njëri prej tyre pas intervisitimit është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në komunikatën e Policië së Kosovës së Pejës.