Thellohet bilanci, në Serbi numri i të prekurve me koronavirus shkon mbi 1 mijë e 900

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë në Serbi, numri i personave të prekur me pandeminë Covid-19 në vend ka shkuar në 1 mijë e 908, derisa 51 tjerë kanë humbur jetën.

Ditëve të fundit në Serbi numri i të prekurve me koronavirus është duke u rritur dita ditës, kurse deri më tani mbi 7 mijë e 300 persona kanë bërë testin e koronavirusit.

Si masë preventive për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, në Serbi është vendosur orë policore nga ora 17:00 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendit nga ora 15:00 deri në 5.

Qeveria e këtij vendi gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj, kurse transporti urban është ndalur përkohësisht. Të drejtë lëvizje kanë vetëm ata persona që posedojnë leje të veçantë, që dëshmojnë se duhet të shkojnë në punë.