Plazhi i Pasqyrave
“The Sun”: Shqipëria – ‘Plazhi i Pasqyrave’ mahnit me ujërat e ndezura bruz
Një studim i ri ka zbuluar se Plazhi i Pasqyrave në Shqipëri ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar, sipas të përditshmes britanike “The Sun”.
Plazhi është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.
Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit dhe është një prej plazheve më të lakmuara në detin Jon.
Ai konsiderohet një pikë kryesore e vijës bregdetare shqiptare, e cila po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët.
Plazhi gjendet në Sarandë, në bregun jugor të vendit dhe njihet si kryeqyteti i Rivierës Shqiptare.
Përveç Plazhit të Pasqyrave, Ksamili është nje nga vendet më të njohura në Shqipëri.
Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe të ndiheni të lirë.
Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur.
Është mjaft e thjeshtë të udhëtosh në Shqipëri. “Ryanair” ofron fluturime direkte me vendin mesdhetar.
Akomodimi për një natë për dy persona në Sarandë kushtojnë rreth 18 euro./atsh/
BONUS VIDEO| Seanca solemne me rastin e shënimit të 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares