Vichai

The Sun: Ndërron jetë pronari i Leicesterit

Bota e futbollit ka marr një lajm tejet të hidhur.

Pronari i Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, ka ndërruar jetë, pas aksidentit të mbrëmshëm.

Pronari i klubit anglez ka mbetur i vdekur, pasi aeroplani ku ishte, ishte rrezuar mbrëmë.

Dy pilotë dhe dy pasagjer ishin gjithashtu në aeroplanin me tetë ulëse, para se të ndodhte shpërthimi, përcjell “lajmi.net”.

The Sun ka raportuar se pronari i Leicesterit kishte mbetur i vdekur në vend, ndërsa ende nuk raportohet në detaje për personat e tjerë që ishin në aeroplanin privat.