“The Guardian” i bën jehonë Zvicër-Serbi dhe faktorit shqiptar në të: Lojtarët e ndiejnë peshën e historisë

Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim të gjatë përballjes së sotme mes Zvicrës dhe Serbisë në “Katar 2022”. Një “finale”, ku njëra skuadër do të vazhdojë më tej në 1/8 finale, ndërsa tjetra do të kthehet në shtëpi.

Helvetëve iu mjafton edhe barazimi, ndërsa serbët kanë shpëtim vetëm nëse fitojnë ndaj Granit Xhakës dhe Shaqirit. Pikërisht këtë faktor shqiptar brenda sfidës nënvizon edhe gazeta në fjalë angleze, teksa shtjellon si vijon në shkrimin e saj:

“Pikat e ndezjes ishin sinjalizuar mirë. Kur Serbia dhe Zvicra u takuan në Kaliningrad, në ‘Rusia 2018’, ishte e qartë që në fillim se askush nuk do të shuhej në heshtje. Vendimi i Xherdan Shaqirit për të njohur tokën e lindjes me një flamur të Kosovës të qepur në thembrën e këpucës së tij të djathtë e kishte ngrohur situatën, pastaj Granit Xhaka e festoi golin e tij duke formuar një shqiponjë shqiptare me duar. Tensioni tashmë arriti kulmin.

Të dy lojtarët e përsëritën gjestin kur Shaqiri shënoi golin e fitores dramatike të vonë, që në fund siguroi kualifikimin e Zvicrës në 1/8 finale. Akuzat ishin të gjata, të zhurmshme dhe përfunduan me gjoba të shumta të FIFA-s.

Duke pasur parasysh se skuadrat takohen sërish të premten, me aksione edhe më të larta, është joshëse të pyesim veten se sa të zënë mund ta shohin veten shefat disiplinorë gjatë fundjavës. Në ‘Stadiumin 974’ nuk do të ketë vend për llogari, sepse njëra palë që do të shfrytëzojë rastin do t’i marrë të gjitha. Serbia duhet të fitojë dhe të shpresojë që Brazili të mos humbasë kundër Kamerunit.

Një pikë do të mjaftojë për Zvicrën, nëse lojtarët e Rigobert Song nuk krijojnë ndonjë tronditje. Katër vjet më parë, armiqësitë ishin ndezur publikisht nga Aleksandar Mitrovic ndër ata që vunë në dyshim zgjedhjen e këpucëve të Shaqirit. Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe përballet me Shaqirin e Xhakën, të cilët të dy nënshkruan një peticion për FIFA-n 10 vite më parë duke premtuar mbështetje për atë që u bë kombëtarja zyrtare e Kosovës, shkruan Telesport.al

Pra, ndeshje të tilla janë të mbushura me rëndësi të shtuar nga të dyja palët. Megjithatë, pjesa më e madhe e përballjes së tyre të fundit i ngjan një kongresi shenjtorësh. Ishte e qartë të martën, kur Sergej Milinkoviç-Savic dhe Dushan Tadic thanë në bazën stërvitore të Serbisë “Al Arabi” se askush nuk e kishte mendjen të varej nga “karremi patriotik”:

“Nuk ka dyshim se ishte presion i madh katër vite më parë, por ne duhet të fokusohemi te futbolli dhe të tregojmë se mund të luajmë më mirë se ata”, – tha Tadic kur u pyet se si do ta trajtonte Serbia këtë kundërshtar, këtë herë. Shoku I tij i skuadrës e përputhi përgjigjen praktikisht fjalë për fjalë. Asnjëri nga lojtarët nuk donte që emocionet të rriteshin, prioriteti është thjesht loja e futbollit.

Mitrovic dha një deklaratë të ngjashme, duke thënë: “Ishte një lojë ndryshe, ne nuk po mendojmë për atë që ndodhi më parë”. Problemi është se konteksti më I gjerë tenton të fshihet nën sipërfaqe dhe të minojë çdo fjalë të shkruar mirë.

Serbia është nën hetimin e FIFA-s për shfaqjen e një flamuri që tregon Kosovën si pjesë të vendit të saj, së bashku me fjalët “Ne nuk dorëzohemi”, shpalosur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së tyre hapëse kundër Brazilit.

Kjo nuk kaloi pa u vënë re në Kosovë, ku ministri i i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e përshkroi imazhin si “të urryer, ksenofobik dhe gjenocidal”. Federata e Futbollit të Kosovës e quajti atë një “aksion agresiv”. Plagët nga lufta e tmerrshme midis forcave lokale dhe Serbisë moderne në vitet 1990 nuk do të shërohen kurrë plotësisht.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Serbia ka qenë kaq e vendosur për disiplinën e mesazheve këtë javë. Pas ndeshjes në Botërorin 2018, federata serbe u gjobit me 41.000 £ për shkak të banderolave dhe mesazheve diskriminuese nga tifozët e saj. Trajneri në atë kohë, Mladen Krstajic dhe kreu i atëhershëm i federatës serbe, Slavisha Kokeza, gjithashtu morën goditje në portofol për sjelljen e tyre.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me 7600 £ për festimet e tyre me shqiponjë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i dha mbështetjen e tij një nisme grumbullimi “Mos ki frikë nga shqiponja”, që mblodhi mjaftueshëm para për t’i shlyer ato gjoba pothuajse menjëherë. Dy muaj më vonë, Xhaka, djali i mërgimtarëve nga Kosova, premtoi se një gjë e tillë “nuk do të ndodhë më kurrë”. Në disa qarqe të Zvicrës ai dhe Shaqiri u panë në mënyrë të zbehtë për festimin e tyre pasi shënuan.

“Nuk ka asgjë në histori pas këtyre dy ndeshjeve, – tha Xhaka këtë javë, duke I bërë jehonë tonit të homologëve të tij. – Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia dhe kaq. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, ashtu si ata”.

Për sa kohë që kjo mbetet një prioritet, tensionet mund të ulen. Zvicra ka performuar në mënyrë modeste, por është rritur si një ofertë sulmuese që nga Botërori i fundit. Serbia është ndër kombëtaret më kreative, magjepsëse në garë.

Ka presion mbi trajnerin, Dragan Stojkovic, për t’i dhënë Dushan Vlahovic startin e parë si titullar në “Katar 2022” dhe për të formuar një çift potencialisht vdekjeprurës me Mitrovic.

“Ne jemi të lumtur të fokusohemi te futbolli dhe të respektojmë njëri-tjetrin”, – tha trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, duke shtuar zërat mbi tensionin e pritshëm në këtë sfidë. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë armiqësi e zjarrtë do të marrë jetë edhe një herë…”