Presidenti i vendit Hashim Thaci, mbetet ndër politikanë më aktiv në vend sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale.

Ai këto rrjete përveç që i shfrytëzon për të treguar qëndrimet e tij në lidhje me situata të caktuara, kohëve të fundit llogarinë e tij në Facebook po e përdor edhe për të promovuar bukuritë e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm presidenti ka vendosur të shpalos bukurit e fshatit Radavc të Pejës, aty edhe ku buron Drini i Bardh.

“Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nisë rrjedhën në Kosovë  dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri  për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm. HTH”,ka shkruar Thaçi në Facebook.