Thaçi uron Zvicrën në Ditën Nacionale: Të lumtur për urat që kemi ndërtuar mes popujve dhe vendeve tona!

Presidenti i Republikës së Kosvës Hashim Thaç, ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar Kosova është përgjithmonë falënderuese për mbështetjen e zviceranëve për lirinë dhe ndërtimin, por edhe për urat e ndërtuara mes popujve tonë.

“Urime të sinqerta për Zvicrën në ditën e tyre kombëtare. Kosova është përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e tyre për lirinë dhe shtetësinë tonë. Të lumtur për urat që kemi ndërtuar midis popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar presidenti Thaçi.

loading…