Thaçi shfaqet pas maskë në takim me Hotin, kërkon që të gjithë pa dallim të respektojnë masat

Ka përfunduar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Të dy kanë thënë se kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, e në veçanti për situatën me pandeminë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili për dallim nga Hoti në takim u shfaq pa maskë, tha se është informuar nga kryeministri për situatën me pandeminë në vend.

Ai po ashtu kërkoi pa dallim që të respektojnë të gjitha masat, e që një nga masat më të rëndësishme është edhe mbajtja e maskës.

“Diskutuam se si ta tejkalojmë sa më mirë, sa më lehtë e shpejtë Covid-19, që të respektohen të gjitha vendimet e ekspertëve dhe në këtë proces duhet të kemi një respektim të plotë të masave pa dallim”, u shpreh Thaçi.