President i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë në një intervistë televizive ka thënë që familjarë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut kanë laborator droge.

Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se do ta padisë presidentin e Kosovës për shpifje.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me publikimin e videos ku shihet laboratori i drogës duke thënë që Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla kanë tentuar t’i zhdukin faktet.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Ballkani.info/