Presidenti Thaçi

Thaçi përsërit: Jam për bashkimin e Luginës me Kosovën

Rreth 300 biznese nga diaspora të vendeve të ndryshme të botës sot morën pjesë në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se sot vendi është në një rrethanë të mundësive të mëdha që asnjë herë nuk e ka pasur.

Sipas tij, Kosova sot ka 116 njohje nga shtetet e Botës. Ai shpreson se Kosova shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e INTERPOl.

“Sot derisa po flasim këtu, është një ditë mjaft me rëndësi derisa janë duke u shqyrtuar në kuvend projektligjet për transformimin e FSK në ushtri”, tha ai.

Presidenti Thaçi shtoi se kjo status kohë duhet të kalohet sepse kjo paraqet regres në gjithë fushat.

“Bota ka ndryshuar, diku për të mirë diku për të keq. Prandaj, edhe konflikti i ngrirë në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të tejkalohet në mënyrë paqësore. Përkushtimi im sot është që në kuadër të dialogut me Serbinë të mos bëhemi pengesë për integrime në BE, NATO etj. Kosova nuk guxon të bojkotoj dialogun… Pas takimit me krerët e Luginës së Preshevës për vullnetin e tyre që të bashkohen në Kosovë. Prandaj, nevojitet ky korrigjim, mirëpo duke i pasur Ujmanin dhe Trepçën. Unë nuk jam për të japur, por për të marr Luginën e Preshevës”, theksoi Thaçi, duke shtuar se nuk do të lejoj ‘Republika Srpska’ dhe ndarje të Kosovës e as këmbim të territorit.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka thënë se promotor i zhvillimit ekonomik është diaspora me dërgesa prej rreth 1 miliardë euro në vit dhe shumë investitorë në sektor të ndryshëm.

Sytrime Dervisholli nga MTI ka prezantuar manualin për investuar dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë. Endrit Pllashniku nga Riinvest ka prezantuar një analizë për mundësitë dhe sektorët me potencialet për investime.